© TeknoKolor 2013 
Lorem Ipsum Dolor Emozionanti e prestigiose finiture d’arredo Qëllimi i Përdorimit: Në cdo sipërfaqe normale të brëndshme ose të jashtme dhe gips allçie të fiksuar në mur. Përgatitja e sipërfaqjes: Në mure: Të sigurohet që sipërfaqja është e pastër, e thatë dhe pa cozëza boje të ngelura. Në rast të mureve të vjetra dhe të pluhurosura apo në prani të bojës se dobët, aplikoni një shtresë baze (primer)të hollë ADIFIX dhe lëreni që të thahet. Duke përdorur një rul të shkurtër, aplikoni një ose dy shtresa bazë FONDO UNIVERSALE të holluar me 20-30% ujë dhe lereni të thahet për 5-6 orë para se të bëni lyerjen përfundimtare. Në siperfaqe druri: Aplikoni 1 ose 2 shtresa ADIPAC. Në hekur: Aplikoni një shtresë ANTIRUST. Në PVC, alumin, zink: 1 ose 2 shtresa te FUND FLEX. Përgatitja e ngjyrës: Shto një sasi të caktuar Adicolor TINTER te Shade L ose R në bazë argjendi, ari, bakri ose bronxi siç tregohet në grafikun e ngjyrave dhe përziejini derisa të jenë përzier mirë. Aplikimi i SHADE "L": Aplikoni produktin me një rul të shkurtër. Përgjithësisht dy shtresa janë të mjaftueshme për një ngjyre të qartë. Në shtresën e dytë, mos harroni të jepni një lyerje shumë të lehte nga lart poshte për të marrë një ngjyrë uniforme. Rezultate të shkëlqyera mund të arrihen me një pompë spray, dhe në këtë rast hollojeni me 10 deri në 12% ujë. Aplikimi i SHADE "R": Shtresa e pare me rul. Shtresa e dytë me furçën e posaçme Sande ose sfungjer sipas deshirës se modelit për të arritur cilësi e dëshiruar. Hollimi: SHADE "L": Gati për t'u përdorur. (Me 10 deri në 12% ujë për aplikimin me pompë) SHADE "R": 1 shtresë 10-15% ujë; shtresa e 2-të e paholluar. Shkalla e përhapjen (per shtresë): SHADE "L": 10 deri në 12 m2/litre SHADE"R": 6 deri në 8 m2/litre. Koha e tharjes në 25 ° C: Minimalisht 4 deri në 6 orë Pesha specifike: 1040 + / - 10 g / l Viskoziteti (Brookfield në 20 ° C): 4500-6000 mPa.s